Destinacioni më i preferuar i kosovarëve për të kaluar pushimet, vazhdon të mbetet bregdeti shqiptarë. Por, jo rrallë, pushuesit nga Kosova kaluan edhe momente jo të mira, qoftë në plazhe apo edhe gjatë rrugës. Incidentet që kanë ndodhur gjatë kësaj vere, kanë qenë mjaftë të shpeshta. Një incident ndodhi edhe këto ditë, kur një autobus me studentë kosovarë, që ka qenë duke udhëtuar nga Kukësi drejt pikës kufitare të Morinit, është gjuajtur me gurë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rexhepaj, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Kukësit. Mirëpo, nuk është ky rasti i parë që u ndodh turistëve kosovarë, pasi javë me parë u raportua edhe për një familje kosovare që i ishte vjedhur vetura, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore familjarëve që ishin brenda në veturë. Kurse, disa pushues tjerë ishin ndaluar në autostradë afër Pukës, nga njerëz të maskuar për t’u plaçkitur.
Policia e Kosovës ka disa vjet që po patrullon bashkë me Policinë e Shqipërisë, por, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit që kanë policitë e dy vendeve, lejohet vetëm patrullimi dhe ruajta e sigurisë në komunikacion.
Lidhur me këto incidente, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, thotë se është detyrë e policisë së Shqipërisë për t’i parandaluar.
“Këto raste që përmendët kanë ndodhur brenda juridiksionit të një shteti tjetër, kështu që Policia e Kosovës, përveç punës konform marrëveshjes, nuk mund të bëj diçka me shumë. Marrëveshja është e fokusuar në patrullimin e përbashkët në sektorin e sigurisë rrugore”, ka thënë Sadriu për Kosovapress.
Megjithatë, në këto incidente nuk ka pasur të lënduar. Mësohet se autobusi që është gjuajtur me gurë, i është thyer një prej xhamave të dritares së krahut të djathtë, por që ka tmerruar udhëtarët që kanë qenë brenda.
Me këtë rast ka filluar të merret Policia e Shqipërisë, derisa, sipas tyre, bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes disa fëmijë kanë qenë duke kullotur bagëtitë, në pjesën e sipërme të rrugës.
Në Kosovë, para tri vjetëve, është hapur Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, e cila ka për qëllim të promovojë turizmin në Kosovë. Kjo shoqatë është e përbërë prej agjencioneve dhe hoteleve mbarë territorit të Kosovës.
Drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, thotë se nuk do të duhej të ndikonin incidentet e kohëve të fundit që turistët nga Kosova të mos shkojnë në bregdetin shqiptar, derisa thotë se dy vendet – edhe Kosova, edhe Shqipëria – do të duhej të bënin më shumë që këto incidente mos të ndodhin.
Hoti ka shtuar se Policia e Kosovës është duke e bërë një punë të mirë për sigurinë e turistëve që vinë në Kosovë, por, gjithashtu, sipas tij, edhe policia e Shqipërisë po e bënë një punë të mirë, ndonëse thotë se duhet bërë më shumë.
Gjuajtja e autobusit apo edhe automjeteve të tjera me gurë nuk është një fenomen i ri, pasi shpeshherë turistë të ndryshëm bien pre e këtyre veprimeve, duke ndikuar negativisht jo vetëm tek turistët, por edhe vetë sezonin turistik.
Qytetarët kanë vlerësime të ndryshme rreth incidenteve që po ndodhin me turistët kosovarë të cilët po e vizitojnë bregdetin shqiptarë. Hysen Pantina thotë se incidentet e tilla shkaktojnë pasiguri dhe për këtë shteti shqiptar duhet të mendoj.
“Ata vet duhet me i ditë ato sene, sepse ju kushtojnë edhe atyre, jo veç neve. Sa shkojmë ne në Ulqin, në Greqi në Turqi, më mirë shkojmë këtu më afër”, ka thënë Pantina.
Ndryshe mendon qytetari Ramiz Kadriu, i cili thotë se incidentet që kanë ndodhur kohë pas kohe në bregdetin shqiptarë, nuk duhet t’i ndalojnë turistët kosovarë.
“Në çdo shtet bëhen ato incidente. Të sigurt janë qytetarët kosovarë që të shkojnë, sepse ata (sulmuesit) janë një numër i vogël”, ka thënë Kadriu. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre