LAJMI I FUNDIT:

Ruajeni jetëgjatësinë e tenit të rrezitur

Ruajeni jetëgjatësinë e tenit të rrezitur

Pasi ta kemi ndërprerë ekspozimin në diell, fillon të zhduket teni i nxirë. Prandaj, lexoni disa rregulla të cilat ndihmojnë në ruajtjen apo mbajtjen e tenit të rrezitur.

1. Me ekspozimin në diell lëkura humb lagështinë, prandaj hidratimi i lëkurës luan një rol kyç në këtë drejtim. Pas secilës rrezitje, por edhe pas kthimit nga pushimi vjetor, duhet të përdorni losion për trup pas rrezitjes, të cilat produkte forcojnë ngjyrën e lëkurës tuaj.

2. Në mënyrë që lëkura të mos jetë e tharë dhe për t’i parandaluar njollat, detyrimisht bëni piling para se t’i ekspozoheni diellit. Pas rrezitjes, nuk sugjerohet qëndrimi në vaskë për një kohë të gjatë, e para se të bëni dush përdorni kremra të buta që për bazë kanë vajin pos shmangni sfungjerët e ashpër dhe të vrazhdë për pastrim.


3. Më së miri do të ishte që lëkurën ta depiloni para se të mermi udhë për në plazh e nëse dëshironi ta ruani,ngjyrën, mos përdorni zhiletë, sepse secilën herë do ta largoni një shtresë të lëkurës së nxirë.

4. Fytyrën pastrojeni me çaj të lehtë dhe vendosni maskë nga domatja, të cilën në fytyrë do ta mbani prej 15 deri 20 minuta për ta shpëlarë më pas me ujë të vakët.

5. Tenit të nxirë jetëgjatësinë ia fal edhe ushqimi i pasur me vitamina A, C dhe E, të cilat mund t’i gjeni në pemë dhe perime, qumësht, vezë dhe djathë. Po ashtu mos harroni të konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit.

/Telegrafi/