LAJMI I FUNDIT:

Rusët “kërkojnë” edhe Finlandën

Rusët “kërkojnë” edhe Finlandën

Në Rusi janë thjesht thashetheme mediatike, por që mjaftojnë që në Finlandë të alarmohen. Mediat në Moskë prej disa ditësh janë duke publikuar artikuj dhe “analiza ekspertësh” që vënë në dyshim pavarësinë e Finlandës në vitin 1917.

Ajo që shqetëson më shumë finlandezët është periudha në të cilën mbërrijnë këto pretendime. Së pari Krimeja në Ukrainë e më pas tensionet që duket se vijojnë të përshkallëzohen mes Kremlinit dhe Perëndimit, e për më tepër edhe shtimi i pranisë ushtarake ruse në Detin Balltik, ku si Finlanda ashtu edhe Estonia kanë akuzuar Rusinë se po shkel vazhdimisht hapësirat e tyre ajrore me avionët Su-27.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës e përshkroi praninë e avionëve luftarakë rusë në Detin Balltik si “të tepruar” dhe zyrtarët vendas besojnë se pas agresivitetit të mediave që vendosin në pikëpyetje pavarësinë e vendit thuajse një shekull nga shpallja e saj, qëndron Kremlini, transmeton tch.

Finlanda u shkëput në vitin 1917 nga ajo që njihej në atë kohë si Republika e Rusisë dhe ndan me Federatën Ruse 1340 kilometra kufi tokësor.

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori