LAJMI I FUNDIT:

Rusia, jashtë Olimpiadës, dopingu “njollos” delegacionin

Rusia, jashtë Olimpiadës, dopingu “njollos” delegacionin

Në një mëngjes të vonë në Lozanë, e me pjesëmarrjen e gjysmës së komitetit, përmes videokonferencës dhe jo në prani fizike, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nisi një mbledhje për gjyqin e paralajmëruar ndaj të gjitha sporteve të Rusisë.

Dopingu i mbështetur nga shteti dhe provat e pakundërshtueshme bënë më parë, që CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) të rrëzonte pretendimet kundër bllokimit të ekipit rus të Atletikës në Lojërat Olimpike.

Ndërkohë, akuzat kundër Rusisë për doping po shkojnë edhe më tej. Raporti i ri i prezantuar në fillim të javës, i Agjencisë Botërore të Antidopingut, përpiluar nga profesori kanadez Richard McLaren, provon me të gjitha hollësitë se, në aletikën ruse jo vetëm është përdorur dhe është manipuluar me doping.


Organet qeveritare dhe shërbimi sekret rus, vitet e kaluara kanë manipuluar provat pozitive të dopingut te sportistët në një sërë disiplinash sportive në Rusi.

Me këtë praktikë sistematike dopingu, Rusia ka shkelur fare hapur parimet sportive të “Fair Play” (Lojës së ndershme). Por ajo ka rrënuar imazhin e saj si një komb i suksesshëm në sport, me pasoja të parikuperueshme.

Raporti “McLaren” ka gjetur prova bindëse për sistemin e organizuar shtetëror të dopingut. Krahas atletikës, ka raste edhe në disiplinën e peshëngritjes, kanotazhit, çiklizmit, notit dhe mundjes. Rusia nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Rio de Janeiros muajin e ardhshëm, por individë që provojnë se kanë garuar në mënyrë të ndershme dhe pa stimulime artificiale mund të marrin pjesë nën flamurin Olimpik.