LAJMI I FUNDIT:

Rusia në panik: Shfaqet reja në formë “kërpudhe bërthamore” në qiellin e Siberisë (Foto/Video)

Rusia në panik: Shfaqet reja në formë “kërpudhe bërthamore” në qiellin e Siberisë (Foto/Video)

Banorët e rajonit Kemerovo në pjesën perëndimore të Siberisë, Rusi, për pak sa nuk janë çmendur nga frika, kur panë së në qiell ishte formuar një re që ngjasonte me “kërpudhën bërthamore” që krijohet pas lëshimit të bombës bërthamore.

Kjo re ka frikësuar fshatarët e kësaj zone, të cilët ishin të bindur se ka ndodhur një shpërthim në një nga minierat e thëngjillit, pasi qyteti Kuzbass është i njohur për ato, transmeton Telegrafi.


“Lufta bërthamore është duke ndodhur në Chusovitin”, thuhet në një lajm të publikuar në Facebook, në të cilin ishte shfaqur edhe një fotografi e “kërpudhës bërthamore”.

Por zyrtarët e këtij e këtij rajoni kanë qetësuar qytetarët dhe kanë shuar kureshtjen e shumë teoricienëve, duke thënë se “kërpudha” nuk është asgjë tjetër veçse një re shiu.

Atë ditë nuk është raportuar për ndonjë incident apo zjarr, kurse ky fenomen është parë në disa qytete dhe fshatra të rajonit Kemerovo. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

10