LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e OPEC-ut

Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e OPEC-ut

Shteti rus nuk do të marrë pjesë në takimin e organizatës së shteteve që bëjnë eksportim të naftës që mbahet gjatë kësaj jave.

Zyrtarët e këtij shteti kanë thënë se ata kanë hequr dorë edhe nga ngrirja e prodhimit global pasi çmimet janë rritur në pothuajse 50 dollarë për fuçi pa e pasur një ngrirje të tillë.

Kjo është ajo që e ka thënë Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, dhe zëvendësit e tij para gazetarëve, një ditë para takimit të OPEC në Vjenë.

Para disa jave, Rusia ka insistuar në arritjen e një marrëveshje me OPEC për ngrirjen e prodhimit global të naftës pas rënies së madhe të çmimeve.

Mirëpo, prej muajit janar kur çmimet ranë nën 30 dollarë për fuçi, çmimet kanë filluar të ngriten pa ndonjë masë të ndërmarrë nga prodhuesit e mëdhenj.

Zëvendësministri i Energjisë së Rusisë, Anatoly Yanovsky, ka thënë se vendi i tij nuk do të dërgoj as teknikët për të marrë pjesë në samitin e OPEC-ut në Vjenë.

“Askush nuk na ka ftuar”, ka thënë ai. /Telegrafi/