LAJMI I FUNDIT:

Sa herë duhet të themi ‘të dua’?

Sa herë duhet të themi ‘të dua’?

Nëse këtë frazë e përdorni tepër shpesh, ajo do ta humbë rëndësinë e vet, por nëse e thoni tepër rrallë, atëherë rrezikoni ndarjen.

Çdo ditë të lume partnerit bashkëshortor duhet t’i thoni "të dua", sepse nuk ka nevojë që të jesh i përmbajtur me dikë që e do, thotë ekspert ja e lidhjeve, Barbara De Angelis. Por, psikologja Nancy Kalish thotë se këto dy fjalë duhet t’i ruajmë për situata të veçanta, përndryshe ato do ta humbin rëndësinë e tyre.

Ekspertët nuk pajtohen edhe rreth asaj se a mundet njeriu të mësohet të dojë. Terapeutja e seksit, Dr. Judy Kuriansky, thotë se një lidhje e thellë dhe e vërtetë gjithsesi mund të zhvillohet me kalimin e kohës. Në anën tjetër, autori i bestsellerit "Ai nuk mërzitet edhe aq", Greg Behrendt, është i bindur se një gjë e tillë nuk është e sinqertë, ngase që të dy ju pranoni diçka që është më pak sesa ajo që e meritoni.


Në pyetjen se a ia vlen ta luajmë rolin e të paarritshmes, ekspertët thonë se, në një rast të tillë, lidhjen e fillojmë me mashtrime. Në anën tjetër, pak ndasi e herëpashershme midis partnerëve nuk është e dëmshme, sepse kështu vetëm sa do ta çmoni më shumë njëri-tjetrin. Por, kujdes që ndarja të mos jetë tepër e gjatë, sepse në një rast të tillë, ajo bëhet e dëmshme, thotë eksperti De Angelis.
/Telegrafi/