Në bazë të formularëve të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), presidentja e vendit, Atifete Jahjaga nuk ka ndonjë pasuri të paluajtshme, ndërsa nuk e ka më në pronësi më veturën Golf. Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka blerë veturë të re, por vazhdon që të shfrytëzojë veturën VW Passat, në pronësi të gruas. Ndërkohë, kryekuvendari Jakup Krasniqi ka deklaruar një veturë Chevrolet, dhuratë nga vëllai i tij, Daut Krasniqi.
Edhe në formularin e këtij viti, sikurse gjatë dy viteve të kaluara, presidentja Jahjaga e ka lënë të zbrazët rubrikën: pasuri e paluajtshme.
Të hyrat vjetore të presidentes Atifete Jahjaga për këtë vit janë 2,873.20 euro. Gjatë viteve të kaluara, të hyrat vjetore kanë qenë 34,478.40 euro. Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, presidentja Jahjaga ka deklaruar shumën prej 47,853.36 euro.
Ndërkohë, sivjet presidentja Jahjaga ka deklaruar se duhet të paguajë edhe shumën e kredisë prej 3,000.00 euro, që duhet ta kryejë për pesë vjet.
Në bazë të deklarimit të sivjetshëm në AKK, i bie që presidentja Atifete Jahjaga nuk e posedon më veturën Golf, vlera e së cilës ishte deklaruar 6 mijë euro. Në formularin e këtij viti nuk është deklaruar blerja e ndonjë veture të re.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për këtë vit ka deklaruar se në bankë i ka të depozituara 2,430.00 euro. Vitin e kaluar kryeministri kishte deklaruar se shuma e depozituar në bankë ishte 18,600.00, që i bie se ai ka shpenzuar më shumë se 16 mijë euro prej parave të gatshme.
Ndërkohë, në formularin e deklarimit të pasurisë së kryeministrit Thaçi janë të njëjtat të dhëna të publikuara edhe gjatë vitit të kaluar.
Kreu i Ekzekutivit ka deklaruar se për ndërtimin e shtëpisë 700.00 m2, po investon paratë nga shitja e shtëpisë në vlerë 220,000.00, dhe gjithashtu kishte marrë kredi në vlerë prej 100,000 euro në NLB.
Te pasuria e paluajtshme, është deklaruar tokë për ndërtimin e shtëpisë në vlerë prej 157,000.00, në sipërfaqe prej 15.75 arë, e cila është financuar nga shitja e shtëpisë në lagjen “Arbëria”, në vlerë prej 260,000 euro.
Kryeministri ka deklaruar tokë bujqësore të përbashkët prej 7.00 hektarësh, në vlerë 180 mijë euro. Gjithashtu, ka deklaruar një shtëpi të përbashkët familjare prej 250.00 m2, në vlerë 80,000.00 euro.
Në bazë të formularit të dorëzuar këtë vit në AKK, kryeministri Thaçi nuk ka blerë veturë të re, por vazhdon që të shfrytëzojë veturën VW Passat, në vlerë 13,000.00, e blerë nga kursimet, e që është në pronësi të bashkëshortes së tij.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar në AKK një shtëpi me vlerë prej 300,000.00 euro, si dhe një tokë të përbashkët me tetë vëllezërit në fshatin Negroc të Drenasit, me vlerë prej 75,000.00 euro. Gjithashtu, kryeparlamentari ka deklaruar një veturë Chevrolet, dhuratë nga vëllai i tij, Daut Krasniqi.
Në bazë të formularit të deklaruar, kryekuvendari këtë vit nuk ka shpenzuar asnjë cent nga shuma e gatshme në bankë në vlerë prej 18,024.26 euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë