LAJMI I FUNDIT:

Sa Vetëvendosje ka në Skenderaj?

Sa Vetëvendosje ka në Skenderaj?

Dje, në një deklaratë për media, Grupi Punues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, vendimin e Kryesisë së VV-së për shkarkimin e koordinatores së qendrës, Ajnishahe Halimi, përkatësisht motivet e publikuara për shkarkimin e saj janë të paqëndrueshme dhe as të vërteta.

Ndërkaq sot, po ky “grup” ka reaguar, duke thënë se pikërisht ky grup distancohet na deklaratat e Ajnishahe Halimit.

Më poshtë lexoni të dy reagimet e “Grupit Punues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje”:


Reagimi dje:

Ne Grupi punues i Qendrës së Lëvizjes VETEVENDOSJE në Skenderaj, të nënshkruar më poshtë,
Vendimin e Kryesisë së Lëvizjes VETEVENDOSJE! për shkarkimin e koordinatores së Qendrës sonë si dhe vendimin për përjashtimin e saj nga LVV nuk i njohim si të tilla.
Motivet e publikuara për shkarkimin e znj. Ajnishahe Halimi nuk janë motive të qëndrueshme as të vërteta. Nuk është bërë kurrfarë keqpërdorimi me Zyret! Ato kanë qenë në shërbim të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ditë e natë. Për këtë edhe është paguar një qira, si për të gjitha zyrat e tjera.
Madje, siç po marrim vesh, qira shumë më të larta janë paguar e paguhen për zyra të qendrave të tjera. Nuk është e rëndësishme kujt i paguhet kjo qira. Nuk do të ishte mirë t’i paguhej një kundërshtari të Lëvizjes VETËVENDOSJE! E rëndësisë vendimtare është se Zyret janë përdorur EKSKLUZIVISHT për qëllimin për të cilin paguhen.
As arsyetimi i Komisionit disiplinor për shkelje nenesh të Statutit nuk qëndron. Është e vërtetë se znj. Ajnishahe Halimi ka zbuluar një ‘sekret’, e ka dekonspiruar tarafin në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit i ka besuar shumkush: se ata janë diktatorë përnga formimi, ekstremistë të majtë, deri enveristë dhe përdorin metoda staliniste për të eliminuar çdokë që nuk mendon njëqin për qind si ata. Ai taraf është mbyllur në gëzhojën e vet – minishtetin e vet, të cilën e ruan me fanatizëm që brenda tij të mos depërtojë asnjë ide, asnjë njeri, qoftë ai edhe intelktual, sepse ua prish terezinë. Ata nuk durojnë t’u bëjë hije askush, sepse vetë duan t’i bëjnë hije Atdheut, që të mos rritet, sado që e proklamojnë të kundërtën. Sepse asgjë nuk rritet nën hijen e diktaturës.
Motiv i shkarkimit është pra kjo çjerrje e maskës.
Andaj, ne si Grup punues, bashkë me koordinatorët e pikave dhe anëtarësinë e Lëvizjes VETEVENDOSJE! do të vazhdojmë punën, duke shtuar radhët tona, me gjithë vështirësitë që i dimë ne më mirë se kushdo tjetër, duke e njohur për koordinatore të Qendrës vetëm znj. Ajnishahe Halimi. Rrugëtimi ynë në të mirë të shtetit e qytetarëve të tij nuk ka filluar, as nuk do të vazhdojë për hir të një klani në krye të Vetëvendosjes, as në shërbim të tij. Aktiviteti ynë do të vazhdojë, pa instruksionet e komesarëve politikë në krye të Lëvizjes Vetëvendosje. Rrugën e dimë vetë!(sic)

Reagimi sot:

Ne anëtarët e Grupit Punues dhe aktivistët e tjerë të Qendrës së Skenderajt, distancohemi nga deklaratat e pabaza të znj. Ajnishahe Halimi. Fillimisht, VETEVENDOSJE! në Skenderaj, ka pasur zyre edhe para ardhjes së znj. Ajnishahe. Transferimi i zyrës në pronën e saj është bërë për arsye të përfitimit personal dhe çdo vendim i tillë jo i drejtë, neve aktivistëve të Qendrës, na është transmetuar duke thënë "e di unë çka bëj, sepse kam folur edhe me Prishtinën për këtë", deri atëherë kur ne e kemi kuptuar që kjo është një e pavërtetë dhe se ajo asnjëherë nuk është konsultuar me nivelin qendror të Lëvizjes. Është e pavërtetë që na kanë larguar nga zyra e mëparshme, por ndryshimi i zyrës është bërë me vendim të znj. Ajnishahe, për interes të saj. Pronari i zyrës së kaluar, Jeton Murtezaj, është ende i gatshëm të na e lëshoj zyrën e njëjtë.

Ne e kundërshtojmë tendencën që znj. Ajnishahe Halimi ka pasur në vazhdimësi që tërë aktivitetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj t’ia atribuoj vetes së saj, duke e mohuar dhe duke mos e përmendur punën e palodhshme të gjithë atyre aktivistëve që janë angazhuar tash e 10 vite në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Skenderaj.

Në fund, znj. Ajnishahe ka vazhduar keqpërdorimet edhe këto ditë. Në një reagim të lëshuar dje gjoja nga Grupi i Punës i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skenderaj, znj. Halimi është thirrur në emra të aktivistëve që nuk janë pyetur fare për këtë reagim, dhe kjo është bërë pa njoftimin e tyre. Pra janë keqpërdorur nënshkrimet e tyre në mënyrë shumë jokorrekte. Konkretisht, Avni Ramadani dhe Imer Halili, në emrat e të cilëve është thirrur dje znj. Ajnishahe, nuk e kanë mbështetur deklaratën e lëshuar dje dhe nuk janë dakord me të.

Ne kemi raportuar për shkeljet dhe keqpërdorimet e Ajnishahe Halimit, dhe jemi të kënaqur që Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë masat e duhura për t’i ndaluar këto keqpërdorime, prandaj e mbështesim fuqishëm vendimin e fundit për përjashtimin e saj nga anëtarësia e VETËVENDOSJE!-s.

Nga 8 anëtarët e Grupit Punues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj, 6 prej tyre janë plotësisht dakord me këtë vendim të VETËVENDOSJE!-s. Më poshtë i gjeni emrat tonë dhe të aktivistëve të tjerë që e dërgojnë këtë deklaratë:

Avni Ramadani – Anëtar i Grupit Punues dhe përgjegjës për financa
Hysni Mehani – Anëtar i Grupit Punues dhe përgjegjës për media
Florim Musliu – Anëtar i Grupit Punues
Besa Baliu – Anëtare e Grupit Punues dhe Koordinatore e Nënkomiteteve
Leonora Kadriu – Anëtare e Grupit Punues dhe përgjegjëse për Depart. e Votës
Imer Halili – Anëtar i Grupit Punues
Arton Dani – Delegat në Këshillin e Qendrës
Fitim Musliu – Koordinator i Pikës në fshatin Klinë e Poshtme
Blerim Dani – Koordinator i Pikës së fshatit Ticë
Hamide Zabeli – Aktiviste
Bahri Zabeli – Delegat nga Rezalla në Këshillin e Qendrës
Fidan Zabeli – Aktivist
Vjollca Ramadani – Aktiviste
Besart Ahmeti – Delegat nga Likovci në Këshillin e Qendrës
Abedin Fetahu – Aktivist
Granit Halili – Aktivist (sic)
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori