LAJMI I FUNDIT:

Sabatini kërkon përkrahjen e tifozëve të Romës

Sabatini kërkon përkrahjen e tifozëve të Romës

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, ka kërkuar nga tifozët Giallorossë që ta përkrahin klubin në këtë kohë të vështirë.

Kryesia e Romës vendosi ta shkarkojë nga detyra e trajnerit Zdenek Zemanin për shkak të rezultateve të dobëta në kohën e fundit, ku ekipi arriti t’i fitojë vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit.

”Më besoni, vuajtja e juaj është edhe e imja. Unë vuaj shumë për Romën, punoj 15-të orë në ditë. Jam tifoz i Romës e jo i Lazios, kështu që mos u brengosni, sepse nuk do të përfundoj kështu”.


”Tani duket shumë keq, por ne kemi ekip të mirë dhe do ta dëshmojmë këtë. Po ju them përsëri, Zeman ishte i pafat, kjo është e vërteta”, ka thënë Sabatini për Corriere dello Sport. /Telegrafi/