LAJMI I FUNDIT:

Sadizmi seksual

Sadizmi seksual

Parafiliku me sadizëm seksual përfiton kënaqësinë seksuale kur i shkakton vuajtje psikologjike dhe fizike viktimës.

Këto veprime janë reale dhe jo të stimuluara. Disa individë, me këtë lloj parafilie, shqetësohen kur gjatë marrëdhënieve seksuale nuk realizojnë fantazitë dhe dëshirat e tyre sadiste.

Sadistët seksualë ushtrojnë kontroll të plotë mbi viktimën dhe e terrorizojnë atë me veprimet e tyre sadike. Ata aplikojnë atë ç’kanë parashikuar me fantazitë dhe dëshirat e tyre. Disa sadistë i realizojnë dëshirat imponuese seksuale në partnerë që kanë miratuar sjelljen e tyre, të cilët mund të jenë mazokistë seksualë dhe që kanë dëshira e kënaqësi të vuajnë dhe të poshtërohen. Disa të tjerë i realizojnë dëshirat e tyre pa miratimin e partnerëve. Në të gjitha rastet është vuajtja e viktimës që shkakton eksitim seksual.


Ndonjëherë fantazitë dhe veprimet sadiste e detyrojnë viktimën të zvarritet ose e izolojnë atë në një kotec. Sadistët seksualë i detyrojnë viktimat të izolohen dhe të kufizohen në veprimtarinë e tyre, i zënë sytë, i rrahin me shuplaka, i godasin në vithe, i rrahin me kamxhik, i pickojnë i djegin, i bëjnë goditje elektrike, i përdhunojnë, i godasin me thikë, i presin, i përndrydhin, i torturojnë, ose i vrasin.

Fantazitë sadiste mund të jenë formuar që në fëmijëri. Mosha e shfaqjes së marrëdhënieve sadiste është e ndryshme, por zakonisht ato evidentohen nga mosha e adultërisë së hershme. Sadizmi seksual ka ecuri klinike kronike. Kur sadizmi seksual kryhet në persona që nuk ngopen nga kryerja e akteve të ti lla, marrëdhëniet sadiste mund të përsëriten dell kur ata të kapen në flagrancë.

Disa sadistë seksuale mund lë kryejnë veprime sadiste për disa vjet me radhë, pa ndjerë nevojën e potencializimit dhe të shkaktimit të dëmeve fizike serioze. Zakonisht, rëndesa e veprimeve sadiste rritet me kalimin e kohës. Sadizmi seksual është i rëndë, sidomos kur ai shoqërohet me çrregullime të personalitetit antishoqëror. Në këto raste ata mund të dëmtojnë seriozisht ose të vrasin viktimat e tyre.
/Telegrafi/