LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha i ndryshoi të dhënat

Sali Berisha i ndryshoi të dhënat

Pas bërjes publike të formularëve të vetëdeklarimit të deputetëve, lidhur me dekriminalizimin, një nga deputetët me “probleme” më të mëdha me të dhënat personale ka rezultuar Sali Berisha. Pas ndryshimit të datës së lindjes, të cilën e ka deklaruar dhe vetë se e ka ndryshuar, ish-kryeministri Berisha tashmë rezulton se ka ndryshuar emrin e tij dhe të babait në regjistrat themeltarë të shtetasve.

Nëse sheh regjistrin themeltar, vështirë se mund të kuptosh se si quhet Sali Berisha. Në kohë të ndryshme Berisha ka emra të ndryshëm.
Njëherë Salih, pastaj Sali, herën tjetër përsëri Salih e pak më gjatë më pas, Sali. Përmes fotove të publikuara të regjistrit shihet se ish-kryetari i PD-së rezulton me emër të ndryshuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me emrin e babait të tij. Ai shfaqet njëherë si Ramë dhe herën tjetër si Ram. Ndryshimi i emrit ka prekur edhe zonjën Berisha.


Ajo njëherë rezulton me emrin Lirije dhe herën tjetër Liri. E vetmja e dhënë personale që figuron në regjistër e pandryshuar është ditëlindja: 1 korrik 1944. Ish-kryeministri e ndryshoi edhe atë kur mbushi 65 vjeç. Dita e lindjes ndryshon vetëm përmes aktit të lindjes ose një vendimi gjykate, por për këtë të fundit, duhet sërish akti i lindjes ose një provë tjetër e pakundërshtueshme, në bazë të së cilës të merret vendimi për një ditëlindje të re. Faqja e parë e formularit të vetëdeklarimit kërkon 8 të dhëna, ku përfshihen emri, atësia, ditëlindja.

Tre prej tyre, Sali Berisha i ka të rreme dhe të ndryshuara. Në çdo dokument të vjetër ligjor, emri i tij ka qenë Salih dhe jo Sali, siç pasqyrohet dhe deklarohet sot. Gjithashtu dhe atësia nuk është ajo e deklaruara. Në dokumente të vjetër ligjore, Salih Berisha është i biri i Ramë Berishës, jo i Ram Berishës. Elementi i tretë është ditëlindja. Salih Berisha është shprehur se deklarimi i ditëlindjes prej tij në datën 15 Tetor 1944 ishte një teknikalitet.

Por e vërteta është se Sali Berisha e ka ndryshuar me kërkesë të tij ditëlindjen. E ka bërë këtë në vitin 2009, saktësisht ne 28 tetor të vitit 2009. Me aktin numër 342, me 28 Tetor 2009, para një punonjësi të zyrës së gjendjes civile, Salih Berisha ka vendosur ta ketë ditëlindjen në 15 Tetor 1944. Më kaq ndryshime të të dhënave personale, natyrisht që është diçka serioze dhe arsyet duhet të jenë po të tilla. E gjitha duhet të ketë një shpjegim, të dëshmuar e të provuar.

Ligji i dekriminalizimit i ngritur me aq ngulm nga të gjithë faktorët vendas dhe të huaj është i ngarkuar për të “zbuluar” rastet e tilla. Ligji që u hartua, votua e hyri në fuqi, siç kërkonte Sali Berisha do të penalizoj të gjithë personat që japin të dhëna të rreme, konsumojnë një vepër penale, përtej faktit se çdo funksion që mban merr fund.

Pritet që organet e drejtësisë të nisin hetimin për rastin në fjalë, në bazë të ligjit të dekriminalizimit. “Skandal.al” shkruan se “më 28 tetor 2009, një prej oficerëve të grupit të sigurisë së ish-kryeministrit, mbërriti në zyrën e gjendjes civile duke kërkuar ndryshimin e ditës së lindjes në regjistër e më pas edhe në dokumentin e lëshuar me këtë ditëlindje të re. /Telegrafi/

UjpocZB

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori