E përbashkëta e sallatave të gjelbra është vlera e ulët e kalorive dhe plot vitamina, minerale dhe fibra.
Madje 90 për qind të sallatës e përbën uji, i cili shuan ndjenjën e urisë dhe ndihmon në pastrimin dhe hidratimin e organizmit, ndërsa pjesën tjetër e bën koncentrati i mineraleve dhe vitaminave.
Fletët e gjelbra të bimëve të ndryshme të cilat sot më së shpeshti i hamë në formë sallate janë të pasura me përbërës të shumtë të cilët ndikojnë shëndetshëm në organizmin tonë.
Disa hulumtues kanë zbuluar që një varietet i sallatave të gjelbra si “lollo rosa” përmbajnë flavonoide, një antioskidant të fuqishëm.
Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër
1. Ndihmon në humbjen e peshës: Sallata e gjelbër është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo shujtë. Sallata e gjelbër është po ashtu e pasur me ujë, duke i mundësuar trupit ta hidratojë më mirë veten. Sallata e gjelbër po ashtu përmban fibra që ndihmojnë tretjen dhe shtojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.
2. Lufton sëmundjet: Sallata e gjelbër është përplot me beta-karoten i cili është një luftëtar i njohur i sëmundjeve. Sëmundjet e caktuara si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri mund të luftohen duke ngrënë sallatë të gjelbër.
3. Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.
4. Ndihmon kapsllëkun: Sallata e gjelbër është një luftëtare e mirë e kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon tretjen. Sallata e gjelbër mund të dëshmojë që është e dobishme në trajtimin e mostretjes së acidit, artritit, kataraktit, problemeve të qarkullimit të gjakut dhe kolitit.
5. Ndihmon në rigjenerimin e indit: Ssallata e gjelbër është e pasur me magnez. Ky element ka një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve, nervave, trurit dhe muskujve. Po ashtu mund të kontribuojë në shkurtimin e kohës shëruese. Ngrënia e sallatës së gjelbër po ashtu mund të nxisë ringjalljen e muskujve shumë të lodhur, indeve dhe nervave. Sallata e gjelbër në të vërtetë mund të konsiderohet si një shërues.
6. Lehtëson dhimbjen e kokës: Lëngu i sallatës së gjelbër, kur përzihet me vajin e trëndafilit dhe aplikohet në ballë, mund të ndihmojë të lehtësohet dhimbja e kokës dhe madje mund të sigurojë gjumë të shëndoshtë dhe të qetë.
7. Parandalon defektet e lindjes: Sallata e gjelbër është e pasur me acid folik, i cili është i njohur që ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes si ato nervore në fazat fillestare të shtatzënisë. Po ashtu parandalon aneminë.
8. Lufton pagjumësinë nervoze: Besohet që konsumimi i sallatës ë gjelbër mund t’ju ndihmojë për të ndalur pagjumësinë nervoze, pasi që përmban substancën që nxit gjumin të quajtur Lactucarium (ose “Opiumi i sallatës”).Është substancë e butë me efekt narkotik që është e pranishme në të gjitha llojet e sallatës së gjelbër. Romakët dhe egjiptasit e kanë përdorur këtë veçori duke ngrënë sallatë të gjelbër në fund të shujtës për të nxitur gjumin.
9. Ndihmon shëndetin e mëlçisë: Sallata e gjelbër po ashtu besohet që kontribuon ndaj shëndetit më të mirë të mëlçisë.
10. Trajton rënien e flokëve: Një përzierje e lëngut të sallatës dhe spinaqit thuhet të jetë e mirë për ata që kanë probleme me rënien e flokëve.
11. E qetëson dëshirën seksuale: Hulumtuesit në University of California kanë demonstruar në një varg eksperimentesh që derisa sallata e gjelbër ka efekt qetësues në nevojat seksuale, ka pasur një efekt çuditërisht të fortë kompensues në formën e një rritje të shkallës së fertilitetit. Edhe pse dy zbulimet mund të duken të jenë kontroverse, sallata e gjelbër shpesh sugjerohet që ndihmon meshkujt që vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm.
12. Siguron vlera ushqyese gjatë shtatzënisë dhe gji-dhënies: Acidi folik i pranishëm në sallatë të gjelbër ndihmon të parandalohet anemia megaloblastike gjatë shtatzënisë. Është dëshmuar në shumë eksperimente me sallatë të gjelbër që nënat të cilat kishin konsumuar rregullisht sallatë të gjelbër nuk kishin anemi ushqyese. Një dobi e veçantë nga ngrënia e sallatës së gjelbër është që parandalon abortet spontane. Besohet që ka ndikim të madh në sekretimin e hormonit të progjesteronit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj