LAJMI I FUNDIT:

Sallata Waldorf – Astoria

Sallata Waldorf – Astoria

Përbërësit:

▪ 1 kg. mish të zier pule pa kocka
▪ 300 gr. spinaq
▪ gjysmë kokë selino
▪ 1 mollë më të madhe
▪ 2 rriska ananas
▪ 100 gr. arra
▪ 100 gr. kërpudha të marinuara (mund edhe nga konserva)
▪ 1 lugë mustardë të ëmbël
▪ 1 lugë lëng limoni
▪ 1 lugë ajkë të thartë
▪ 6 lugë majonezë
▪ kripë


Përgatitja:

I presim mishin, ananasin dhe mollën në kube të vogla.

E qërojmë selinon dhe e presim ose shtrydhim në shirita të hollë.

Mollën dhe selinon menjëherë i spërkatim me lëng limoni të mos errësohen.

I ndajmë gjethet më të mëdha të spinaqit ose të sallatës së gjelbër, ndërsa ato më të voglat i presim, ndajmë një pjesë të arrave për dekorimin, ndërsa të tjerat i copëtojmë në copa më të mëdha.

Të gjitha këto i përziejmë me kërpudhat dhe i kripim.

Në një enë qelqi më të thellë në pjesën e poshtme i radhitim gjethet e spinaqit ose të sallatës së gjelbër, mbi to vëmë sallatën e përgatitur, ndaras e përziejmë majonezën, mustardën dhe ajkën dhe me këtë përzierje e derdhim sallatën.

E dekorojmë me arrat dhe e lëmë në frigorifer derisa të shërbejmë.