LAJMI I FUNDIT:

Samsng prezanton modelet Young dhe Fame!

Samsng prezanton modelet Young dhe Fame!

Samsung ka prezantuar dy modele të reja të telefonave Android të cilët do të bëhen të famshëm për shkak të çmimit të tyre të pranueshëm në treg. Modelet e reja janë Samsung Galaxy Young dhe Galaxy Fame.

Galaxy Young ka ekranin LCD me diagonale prej 3.27 inç me rezolucion prej 480 x 320 pikselëve, procesorin me 1GHz, 768MB RAM, 4GB memorie të brendshme me me mikro SD kartelë e cila mund ta rrisë kapacitetin e hapësirës, kamerën me 3 mega-piksel, dhe atë tjetrën për VGA video për incizim në 24fps, , Bluetooth 3.0, Ëi-Fi, A-GPS, kompas digjital, Android 4.1 Jelly Bean dhe baterinë me 1300mAh.

Galaxy Fame posedon specifika të ngjashme, mirëpo ekrani i pajisjes është pak më i madh – 3.5 inç me rezolucion të njëjtë, kamerë të pasme me 5 mega-piksel, kamerë të përparme VGA, 512MB RAM dhe teknologjinë NFC.

Varësisht prej regjionit, të dy modelet ofrohen edhe me opsione me dy kartela. Detajet rreth çmimeve të këtyre dy modeleve ende nuk janë bërë të ditura. / Telegrafi /