LAJMI I FUNDIT:

Samsung e konfirmon se po punon në modelin e ri të Gear VR

Samsung e konfirmon se po punon në modelin e ri të Gear VR

Kufjet e Samsung  – Gear VR kërkojnë një telefon të mençur të lidhur në mënyrë që të funksionojnë. Mirëpo duket se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt.

Në konferencën e kompanisë kushtuar zhvilluesve, Samsung e konfirmoi se është duke punuar në versionin e ri të kufjeve të realitetit virtual – një model të ri i cili nuk do të mbështetet domosdoshmërisht në një telefon të mençur ose një PC për të punuar si duhet.


Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Samsung për hulumtim dhe zhvillim, Injong Rhee, i cili tha se pajisja do të ketë ndjekje pozicionale. “Ne jemi duke punuar në pajisjet të re të VR pa tela, e jo patjetër do të do të duhet të lidhet me telefon për të punuar,” tha Rhee.

Karakteristika të tjera të gjeneratës së re të Samsung Gear VR përfshijnë edhe eksplorimet tjera dhe ndjekjen e gjesteve me dorë, por duhet të përmendet se këto specifika mund të marrin disa vjet për tu përsosur, dhe janë mundësi për të ardhmen.