LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S5 do të mbështjellet me alumin!

Samsung Galaxy S5 do të mbështjellet me alumin!

Ndërsa, Samsung Galaxy S4 është në dispozicion për përdoruesit për një kohë të shkurtë, lideri botëror i telefonave mobil, Samsung tashmë ka filluar të bëjë plane për gjeneratën e re të telefonit të saj kryesor, Galaxy S5.

Në të kaluarën, kritikën e patën sulmuar prodhuesin jug-korean për përdorim të tepruar të plastikës, sepse sipas tyre ky material i bënte telefonat e Samsung të dukeshin të lirë, ndërsa konkurrentët e Samsung, menjëherë kanë filluar t’i përgjigjen rivalit të tyre me modele të reja, të cilat e evitojnë këtë material.

Konkurrentët e Samsung, si HTC, Sony dhe Nokia tashmë kanë lëshuar në treg modelet e tyre të reja të telefonave të cilët kanë mbështjellësin e metaltë, përkatësisht modelet si HTC One, Xperia Z, apo Lumia 925, duke u munduar të përfitojnë nga mangësia e telefonave të Samsung.


Por tani, sipas Geeks Android thuhet se në gjeneratën e pestë të telefonit të saj, Samsung Galaxy S5, kompania do ta mbështjellë telefonin me alumin, pasi që kjo është pjesë e strategjisë së njohur si Design 3.0.

Megjithatë, edhe kjo risi që do ta sjell Galaxy S5 do ta ketë disavantazhin e saj, pasi që përdoruesit më nuk do ta kenë mundësinë e zhvendosjes së baterisë së telefonit. Samsung Galaxy S5 nuk pritet të lëshohet në treg deri kah mesi i vitit të ardhshëm. / Telegrafi /