LAJMI I FUNDIT:

Samsung Note 7 kushton 3.1 miliardë humbje për kompaninë!

Samsung Note 7 kushton 3.1 miliardë humbje për kompaninë!

Samsung ka zbuluar se tërheqja e Galaxy Note 7 do t’i kushtojë kompanisë 3 miliardë dollarë gjatë dy çerekëve të ardhshëm.


Kompania poashtu ka bërë të ditur se i ka shpërndarë kostot direkte të pajisjes për çerekun e tretë.

“Samsung Electronics ka njoftuar sot se ka parashikuar një ndikim negativ përafërsisht prej 3 miliardë dollarëve të profitit operues prej çerekut të katërt të 2016 deri në çerekun e parë të 2017, për shkak të mos vazhdimit të shitjes së Galaxy Note 7.” – ka deklaruar njëri nga zyrtarët e kompanisë.

“Kompania pret që ndikimi negativ në profitin operues të vazhdojë të shkaktojë rënie edhe për dy çerek-vitet e ardhshme.”

Ndikimi negativ vlerësohet të jetë rreth 2 miliardë dollarë në çerekun e katërt të 2016 dhe përafërsisht 1 miliard dollar për çerekun e ardhshëm, të parin në 2017.