LAJMI I FUNDIT:

Samsung nuk rrezikon, Galaxy S8 me baterinë e rivalit LG!

Samsung nuk rrezikon, Galaxy S8 me baterinë e rivalit LG!

Cilado që ka qenë arsyeja e eksplodimit të pajisjeve Note 7, Samsung nuk ka arritur ta konstatojë atë.
Si rezultat i kësaj, Samsung është detyruar të tërheq këtë pajisje nga tregu dhe të ndërpresë prodhimin.
Dështimi i Note 7 e ka shtyrë Samsung të rrisë llojshmërinë e ofertuesve të baterive.

Sipas një raporti nga The Korea Herald, Samsung është duke eksploruar mundësinë e bashkëpunimit me LG për bateritë në pajisjen e ardhshme, Galaxy S8.


Pasi që Note 7 i ka kushtuar kompanisë rreth 5 miliardë dollarë humbje, gjiganti koreano-jugor është duke synuar të bëjë çfarëdo që është e mundur për të parandaluar probleme me pajisjen e re premium që do të lansohet vitin e ardhshëm.

Edhepse është interesante të shihet se si Samsung kërkon ndihmë nga LG, ende nuk ka prova konkrete se bateria është arsyeja e eksplodimit të produkteve Note 7.

Në fakt, një teori tjetër sugjeron që dizajni industrial i kësaj pajisje i ka dhënë shumë presion baterisë, duke shkaktuar nxehje të tejskajshme.