LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 100 milionë telefona Galaxy

Samsung shet 100 milionë telefona Galaxy

Samsung Electronics në një njoftim për media të cilin e ka lëshuar së fundmi ka thënë se se shitjet globale të telefonave të mençur të linjës Galaxy S kanë tejkaluar shifrën prej 100 milionë njësive, prej kohës kur kompania kishte debutuar me modelin e parë Samsung Galaxy S, rreth tri vjet më parë.

Samsung tha se deri më sot ka shitur më shumë se 25 milionë Galaxy S, mbi 40 milionë Galaxy S II dhe 41 milionë Galaxy S III.

Firma e hulumtimeve IHS iSuppli muajin e kaluar pati thënë se Samsung e ka kaluar rivalin Nokia në shitjen e telefonave në nivel global, si dhe rivalin tjetër më të rëndësishëm Apple, në shitjen e telefonave të mençur vitin e kaluar.


Shitjet e iPhone kanë arritur shifrën prej 100 milionë njësive në mars të 2011-tës, gati katër vjet pas futjes së iPhone-it të parë në treg në vitin 2007.

Analistët presin që Samsung të sjell versionin e katërt të telefonit të saj Galaxy S4, para verës së këtij viti./ Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori