LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 5 milionë Galaxy Note II

Samsung shet 5 milionë Galaxy Note II

Pesë milionë njësi të fabletit Samsung Galaxy Note II janë shitur tashmë në tregun global, thotë kompania jug-koreane, lideri i industrisë Samsung.

Ky rekord është arritur saktësisht dy muaj pas lansimit të pajisjes në tregun botëror, përkatësisht më 26 shtator 2012. Kompanisë nuk i janë dashur më shumë se një muaj kohë për të arritur në 3 milionë fablet të shitur, ndërsa për dy muaj tjerë Samsung ka shitur edhe pjesën tjetër të Samsung Galaxy Note II.

Galaxy Note II është një fablet i famshëm me ekran të ndjeshëm në prekje me 5.5-inç. Pajisja gjithashtu vjen me procesorin me 1.6 GHz quad-core, 2GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Me 5 milionë njësi të shitura për një kohë kaq të shkurtër, pyetja që mbetet është: sa Galaxy Note II do të shesë Samsung brenda një viti? / Telegrafi /