LAJMI I FUNDIT:

Samsung me shitje rekorde të telefonave

Samsung me shitje rekorde të telefonave
-->

Samsung Electronics ka publikuar të ardhurat e plota të çerekut të dytë të këtij viti, duke konfirmuar kështu rritjen më të madhe të shitjeve të kompanisë në dy vitet e fundit.

Të ardhurat kanë arritur vlerën 50.94 trilion dollarë, 5 për qind më shumë prej vitit të kaluar. Ndërkohë të ardhurat operative të kompanisë janë rritur për 18 për qind.

Kjo rritje vjen si pasojë e shitjeve të larta të pajisjeve Galaxy S7 dhe S7 Edge. Galaxy S7 Edge ka arritur mbi gjysmën e shitjeve të linjës Galaxy S7 duke shtuar kështu profitin e përgjithshëm të kompanisë.

Samsung ka deklaruar se planifikon të ketë shitje të ngjashme edhe në qerekun e tretë, pasi së shpejti do të lansoj pajisjen e re, Galaxy Note 7.