LAJMI I FUNDIT:

Samsung me tablet që palohet si libër?

Samsung me tablet që palohet si libër?

Nëse ndonjëherë keni menduar se tableti juaj është shumë i madhe për çantën tuaj, atëherë me sa duket zgjidhja për këtë problem është afër.

Gjiganti jugkorean Samsung ka paraqitur shumë patenta të cilat do të mund të bëjnë që tableti juaj të palohet në xhepin e përdoruesve.


Kjo do të lejojë që edhe tabletët me madhësi më të madhe të ekranit të palohen dhe të ndahen përgjysmë, dhe do ta bëjë tabletin të ngjajë më shumë si një libër.

Patenta përmban në njërën anë ekran të ngjashëm me atë që sot ka telefoni Samsung Galaxy Edge.

Patenta e re përshkruan se si teknologjia do të lejojë përdoruesin për tu qasur në mënyra të ndryshme, kur tableti të shpaloset.