LAJMI I FUNDIT:

Samsung tërheq mbi 1.9 milionë njësi të Galaxy Note 7!

Samsung tërheq mbi 1.9 milionë njësi të Galaxy Note 7!

Samsung ka lëshuar një njoftim për të tërhequr njësitë e Galaxy Note 7 fillim të këtij muaji, përkatësisht zëvendësimin e modeleve me probleme për ato të rejat.

Megjithatë, duket gjërat nuk shkuan sipas planeve të kompanisë koreane, çka solli në vendimin e saj për tërheqjen e plotë të Galaxy Note 7 nga tregu.

Kohët e fundit, CPSC (Consumer Product Safety Comission) njoftoi se Samsung ka tërhequr nga tregu një total prej 1.9 milionë njësive të Galaxy Note 7.

Gjithashtu numri i njësive me mbinxehje u rrit për 23 për qind që nga 15 shtatori, kur kompania pati filluar programin e zëvendësimit dhe ndërrimit të fabletit të saj me ndonjë model tjetër.

Si rezultat i kësaj, kompania përfundoi me miliarda humbje në një krizave më të mëdha të prodhuesve të telefonave mobil.

Tani raportohet se mbi 40% e njerëzve janë deklaruar se nuk do ta blejnë një model tjetër të Samsung, çka paraqet një krizë të jashtëzakonshme për liderin global të telefonave.