LAJMI I FUNDIT:

Samsung vjen me Folder 2? (Foto)

Samsung vjen me Folder 2? (Foto)

Kohëve të fundit janë publikuar disa raporte që kanë bërë të ditur se Samsung është duke e testuar telefonin palues Galaxy me ekran 3.8 inç. Më vonë, pajisja është parë në FCC me bateri të kapacitetit 2,000 mAh.

Tani, pajisja është parë në disa foto promovuese që kanë rrjedhur në Kinë. Imazhet e Galaxy Folder 2 tregojnë një telefon super të hollë që i ngjan paraardhësit të tij.


Specifikat e raportuara të Galaxy Folder 2 përfshijnë ekranin 3.8”, procesorin Qualcomm të kapacitetit 1.4 GHz, RAM memorien prej 2GB dhe hapësirën ruajtëse prej 8GB.

Kamera e anës mbrapa me 8MP dhe ajo e përparme prej 5 MP thuhet të jenë poashtu në pajisje së bashku me kartelën microSD.

Pajisja pritet të punoj me Android 6.0.1 Marshmallow dhe do të ketë çmim fillestar prej 250 dollarëve.