LAJMI I FUNDIT:

Santos: Ronaldo, shembull që duhet ndjekur

Santos: Ronaldo, shembull që duhet ndjekur

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, është shprehur shumë i lumtur për triumfin në ‘Euro 2016’.

Kombëtarja e tij mposhti Francën në finale me rezultat 1-0 pas vazhdimeve, për të fituar titullin e parë në Kampionat Evropian.


Ai ka falënderuar familjen për përkrahjen dhe ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, i cili përkundër se u lëndua në pjesën e parë dhe u largua me lot nga fusha, ai e motivoi skuadrën duke bërë rolin e një ndihmëstrajneri.

“Cristiano është shembull i jashtëzakonshëm. Sot ai u përpoq të qëndronte në fushë.

“Ishte i fortë në zhveshtore, ndihmoi të gjithë, kjo është punë ekipore. Kemi të ardhme të ndritshme, por tani duhet të festojmë”, ka deklaruar trajneri.