LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u nuk i bindet thirrjes së prindërve: Ultimatumi për grevë mbetët në fuqi

SBASHK-u nuk i bindet thirrjes së prindërve: Ultimatumi për grevë mbetët në fuqi

Thirrja e Këshillit të Prindërve të Kosovës drejtuar Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) që të mos merr veprime të ngutshme në lidhje me grevën e paralajmëruar, nuk ka ‘zmbrapsur’ këta të fundit nga ultimatumi për grevën.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për ORAinfo se në rast se Qeveria nuk pranon që të procedoj projektligjin për Statusin e Mësimdhënësve Shqiptarë të Republikës së Kosovës për vitet ‘89-’99, atëherë greva do të jetë opsioni i parë që do të ndërmarrin.


“Këshilli drejtues po ashtu ka autorizuar Kryesinë dhe Kryetarin që nëse dialogu nuk jep fryte dhe nëse projektligji që është dorëzuar nga MASHT në qeveri në vitin 2015 nuk nisë rrugën drejt Kuvendit, atëherë ekziston mundësia që në tetor SBASHK-u të filloj me veprime sindikale që në fillim mund të jenë të përshkallëzuar dhe më pastaj të shkohet edhe me grevën gjenerale në nivel vendi”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se afati i fundit kur kryeministri dihet t’i pranojë ata për dialog është java e parë e muajit tetor. “Duke e ditur për angazhimet që ka edhe qeveria, ne i kemi dhënë një afat për tu takuar deri në javën e parë të tetorit”, ka thënë Jashari, për ORAinfo.

Sipas tij, projektligji parasheh që të gjithë mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve ’89-‘99 të marrin titullin si ‘person i merituar’.

Ndryshe, sot përmes një njoftimi për media, Këshillit të Prindërve të Kosovës ka shprehur shqetësimet lidhur me paralajmërimin e SBASHK-ut, për fillimin e grevës së mundshme të mësimdhënësve të nivelit para universitar të Kosovës, të parapara për fillimin e tetorit.

Këshilli i Prindërve ka kërkuar nga Sindikata e Arsimit që ta shqyrton më me seriozitet paralajmërimin për ndërprerje të mësimit pasi që në këtë mënyrë po i shkaktohet barrierë procesit edukativo-arsimor dhe në rend të parë po humbin nxënësit. /ORAinfo/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori