LAJMI I FUNDIT:

Schalke nuk e lejon Meyerin të shkojë te Liverpooli

Schalke nuk e lejon Meyerin të shkojë te Liverpooli

Leroy Sane është drejt largimit nga Schalke, por ai nuk është i vetmi që është i lidhur me një largim nga Veltins-Arena.

Ditë më parë ishte raportuar e Liverpooli ka shprehur interesim për talentin 20 vjeçar, Max Meyer, por një lëvizje e tillë është hedhur poshtë nga menaxheri gjeneral i Schalkes, Christian Heidel.


Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

“Max është një lojtar i shkëlqyer, por një lëvizje drejt Liverpoolit është e pakuptimtë”.

“E njoh paksa Kloppin dhe kam folur shkurtimisht në ditën tjetër. Ai e ka përmendur se Liverpooli është i interesuar për ta transferuar Meyerin”.

“Mirëpo, ne nuk jemi të interesuar që ta shesim atë”, është shprehur Heidel për Sky Sports.