LAJMI I FUNDIT:

Schelotto: Dua të ndjek hapat e Zanettit

Schelotto: Dua të ndjek hapat e Zanettit

Ylli i ri i Interit, Ezequiel Schelotto, ka zbuluar kënaqësinë e tij që do të luajë përkrah legjendës Nerazzure, Javier Zanetti, pas kompletimit të transferimti të tij nga Atalanta në fund të muajit të kaluar.

Zanetti kaloi te Interi në vitin 1995 dhe që nga ajo kohë ka 700 paraqitje në fanellën zikaltër, një gjë që dëshiron ta përsërisë Schelotto.

“Unë gjithmonë e kam marrë Zanettin si shembull. Unë shpresoj se do të mund të ndjek gjurmët e tij. Ju të gjithë e dini se si është ai brenda dhe jashtë fushës. Nuk ka asgjë më shumë për t’u thënë”, ka potencuar Schelotto. /Telegrafi/