LAJMI I FUNDIT:

Scholes: Aq para vlejnë vetëm CR7 dhe Messi, Pogba nuk është në atë nivel

Scholes: Aq para vlejnë vetëm CR7 dhe Messi, Pogba nuk është në atë nivel

Paul Scholes beson se Manchester Unitedi po e tepron me ofertën për rikthimin e Paul Pogbas, për të cilin planifikon të thyejë rekordin botëror të transferimeve.

Mesfushori francez u largua nga Djajtë e Kuq si transfer i lirë në vitin 2012 duke iu bashkuar Juventusit dhe tash është bërë lojtari më i kërkuar në treg.


Unitedi është në garë me Real Madridin për shërbimet e 23-vjeçarit dhe po flitet për një shumë që mund të shkojë deri në 120 milionë euro.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Scholes e pëlqen lojën e Pogbas, por thotë se një shifër e tillë e vë atë në nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, gjë që nuk përkon me realitetin.

“Ai është një lojtar shumë i talentuar. Kam luajtur shumë me të… Në rregull, ai ka bërë gjëra të shkëlqyera dhe ka bërë përparim mbresëlënës. Mirëpo, nuk mendoj se është një lojtar që aktualisht vlen 100 milionë funte (120 milionë euro) e më shumë”.

Mësoni sa ka shpenzuar Unitedi për mesfushorë që nga largimi i Pogbas (Foto)
Lexo po ashtu Mësoni sa ka shpenzuar Unitedi për mesfushorë që nga largimi i Pogbas (Foto)

“Për ato para, vlen një lojtar që shënon mbi 50 gola në sezon, si Ronaldo ose Messi. Pogba nuk është akoma në atë nivel”, ka deklaruar Scholes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori