LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti hetimet për varrezën e dyshuar masive në oborr të UP-së

Së shpejti hetimet për varrezën e dyshuar masive në oborr të UP-së

Gërmimet vlerësuese afër Kishës “Shën Nikolla” në kryeqytet pritet të nisin brenda pak ditësh. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj. Ai tha se Serbia me qëllim po e neglizhon vazhdimin e punimeve në varrezën e Kizhevakut.

Kohë më parë u ngritën dyshime se përreth kishës “Shën Nikolla” të kryeqytetit ekziston një varrezë masive. Ani pse ekziston urdhëresa gjyqësore, në këtë vend ende nuk kanë nisur të bëhen gërmimet vlerësuese, se ka apo jo një varrezë të tillë.


Shkak i shtyrjes së këtij procesi është bërë vazhdimi i mandatit të EULEX-it, pasi që në nisjen e këtyre gërmimeve prezent duhet të jenë edhe ekspertë të këtij misioni.

Megjithëkëtë vonesë, zyrtarë të Komisionit për Persona të Pagjetur thonë se brenda muajit korrik do të nisin gërmimet vlerësuese aty.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur bashkë me familjarët e të zhdukurve është hidhëruar në ata të cilët e bënë këtë lajm publik pa pasur diçka konkrete. Me këtë sipas tij po fyhet një kategori e ndjeshme e cila tash e 17 vjet kërkon të dijë për fatin e më të dashurve të tyre.

Gjetaj kërkoi që ndërkombëtarët të bëjnë presion më të madh ndaj Serbisë në mënyrë që të nisin gërmimet në vendet ku dyshohet për varreza masive.

Po ashtu tha se Serbia me qëllim po e neglizhon vazhdimin e punimeve në varrezën e Kizhevakut. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti janë gërmuar edhe katër lokacione të tjera në vendin tonë, pas dyshimeve që janë ngritur por në asnjërën nuk ka rezultuar diçka konkrete.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori