LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Dorëheqja, i vetmi shpëtim i Mustafës

Sejdiu: Dorëheqja, i vetmi shpëtim i Mustafës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka numëruar dështimet, që sipas tij, bien mbi Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, gjatë këtij mandati qeverisës, dhe i ka kërkuar Mustafës që të largohet sa më parë nga pozicioni i udhëheqësit të Qeverisë.

“Kryeministër dorëheqja është shpëtimi i vetëm dhe zgjedhjet tregojnë se a janë qytetarët për falje territori, ndarje vendi, e buxhet të dëmtuar. Apo janë për shtet zhvillimor, shtet të së drejtës, e shtet social”, ka shkruar Sejdiu, njofton Klan Kosova.


Statusi i Sejdiut ka ardhur si kundërpërgjigje e një shkrimi të Mustafës, po në Facebook, ku kryeministri kërkonte nga të gjithë ata që thonë se Kosova humb tokë me Demarkacion, të vizitojnë mjekun.

Postimi i Dardan Sejdiut:

Sot kryeministri paska postuar një status në Facebook ku akuzon të gjithë ata që janë kundër demarkacionit si njerëz ose të semurë mendor ose kundër Amerikës. Profesorët me eminentë të temës, njerëzit me të shquar të lëmisë, i udhëzon të vizitojnë institute mjekësore, ndërsa te tjerët i akuzon për konflikt interesi dhe anti – amerikanizëm. Si duket ky kryeministër po projekton nevojat dhe konfliktet e veta të interesit tek tjerët. Po niset prej vetes dhe po mendon se të tjerët janë me këto nevoja dhe konflikte.

Ne fakt, e vërteta është fare e thjeshtë. Prof.Zejnullah Gruda, profesor i të drejtës ndërkombëtare, i etiketuar nga kryeministri, e ka thënë thjeshtë dhe qartë në publikimin e tij se: “Është anashkaluar kriteri gjeografik, ai strategjik, historik, etnik, hidrologjik, social, ekonomik dhe në vend të tyre është zbatuar (sipas kërkesës së palës malaziase) kriteri kadastral, që në asnjë tekst të së drejtës ndëkombëtare nuk përmendet si kriter themelor”.

Tutje, askush nga spektri politik nuk është kundër procesit të demarkacionit, por jo që kjo të bëhet duke amputuar territorin e Republikës së Kosovës për shkak të mosdijes dhe arrogancës se një Kryeministri idhnak dhe ekipit të tij të padijshëm. Në fund fare, ky kryeministër me këtë koalicion, për dy vite ka qenë në gjendje të nënshkruaj marrëveshje që është plot 23 herë në kundërshtim me kushtetutën, ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij që amputon territor duke falur 8200 hektarë, nuk ka bërë as hapin e vetëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, në fakt ka shpërblyer familjarë me tenderë , ka uzurpuar borde te ndërmarrjeve publike me anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre dhe apartcik partiakë të padijshëm, dhe krejt ne fund po paguan dëme monetare nga buxheti jone për afera korruptive, si ajo e pasaportave.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori