LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i UP-së: Falsifikimi i kontratës së librave në kohën e Hasanit e dëmtoi universitetin

Sekretari i UP-së: Falsifikimi i kontratës së librave në kohën e Hasanit e dëmtoi universitetin

Esat Kelmendi, sekretar i Universitetit të Prishtinës ka thënë se falsifikimi i kontratës origjinale për disa përkthime të librave në kohën e Enver Hasanit, e ka dëmtuar universitetin.

Ai ka dëshmuar të martën kundër ish-rektorit Hasani, i cili po akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe për keqpërdorim të detyrës. Bashkë me të, të akuzuar janë edhe ish-drejtori i prokurimit në UP, Hakif Veliu dhe Albert Rakipi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, shkruan sot Koha Ditore.


Kelmendi në gjykatë e ka përmendur edhe rektorin e tanishëm të UP-së, Marjan Dema, duke thënë se në kohën kur ka ndodhur kjo marrëveshje në mes UP-së dhe këtij instituti, ai ka qenë Prorektor për Financa.

Javë më parë, gjykata e pati ftuar për të dëshmuar edhe Demajn, mirëpo ai nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës, duke thënë se është i ngarkuar me punën prej rektori. Gjykata, para kësaj seance ka marrë vendim që deklaratën e tij ta konsiderojë si të lexuar dhe të mos e ftojë sërish për dëshmi.

I pyetur se çfarë njohuri ka rreth kontratës për përkthimin e librave, Kelmendi ka thënë se nuk ka qenë fare në kompetencë të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori