LAJMI I FUNDIT:

Sekretariati për Çështje evropiane punon me rregulla Ballkanike?!

Sekretariati për Çështje evropiane punon me rregulla Ballkanike?!

Përllogaritjet për kontribute sipas bazës së rrogës së huaj e jo të Maqedonisë, mosrespektimi i Ligjit për prokurime publike, fatura të paplotësuara për shfrytëzim të shërbimeve hoteliere, këto janë një pjesë e vërejtjeve të raportit të ri të revizionit për llogarinë e buxhetit themelor të Sekretariatit për çështje evropiane (SÇE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti i revizionit vlen për periudhën e vitit 2015, ndërsa si person përgjegjës është regjistruar zëvendëskryeministri i atëhershëm për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Revizori i autorizuar ka konstatuar se vitin e kaluar për katër të punësuar në SÇE, të cilët janë dërguar në Bruksel, për përllogaritje të kontributeve për sigurim shëndetësor, pensional dhe invalidor, si bazë është marrë rroga të cilën e kanë marrë jashtë vendit, e jo baza e rrogës në Maqedoni. Në bazë të kësaj për këta katër të punësuar janë paguar kontribute në vlerë prej afro 59 euro. Revizori thekson se mënyra e këtillë e përllogaritjes nuk është në pajtim me nenin 4 nga Rregulla për mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e rrogës, shtesave të rrogës dhe kompensimit për harxhime të caktuara të përfaqësive diplomatike-konsullore të RM.

Në këtë raport revizori konstaton se në faturat për shfrytëzimin e shërbimeve në objekte hoteliere, nuk ka nënshkrime të shfrytëzuesve e as po të personit të autorizuar.

Sa u përket tenderëve për prokurime publike, revizori ka konstatuar se në vendimet për realizimin e prokurimit publik nuk theksohet numri dhe sasia e prokurimit. Mosrespektimi  Ligjit për prokurime publike janë vërejtur edhe në baza tjera.

“Deklaratat për mospasje të konfliktit të interesit nënshkruhen nga ana e personave të përfshirë në procedurë, e jo nga ana e tërë komisionit të formuar me Vendimin për prokurim publik”, thuhet në raport.

Revizori ka konstatuar se këto parregullsi janë tejkaluar gjatë këtij viti.

Revizorët anë shënuar parregullsi edhe për sa i përket mënyrën së regjistrimit të mjeteve themelore, ku në kontabilitet nuk janë evidentuar një pjesë e tepricës dhe mungesës. Kështu është konstatuar mungesë e pajisjeve, para së gjithash telefona, ndërsa u janë dërguar shkresa personave që u është dhënë pajisja të njëjtën ta kthejnë.

Në raport theksohet se nuk janë pranuar vërejte për sa i përket Propozim raportit të revizorit të autorizuar shtetëror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori