LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen rreth 2 mijë litra derivate kontrabandë në veri

Sekuestrohen rreth 2 mijë litra derivate kontrabandë në veri

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot në mesditë rreth 2 mijë litra derivate të kontrabanduara, të cilat u identifikuan brenda një kombi afër njërës nga pikat e karburantit në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës është Aleksandar Rakiçeviq.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se nafta e kontrabanduar është pronë e njërit nga bosët e kësaj veprimtarie në veri, Aleksandar Rakiçeviq, të njohur me nofkën Aco.


“Aca Rakiqeviq, pronar i firmës ‘Bos Trade’ dhe i tre pikave ilegale të karburanteve, në fshatrat Grabovac, Zhitkovac dhe një në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, njihet nga policia e Kosovës dhe EULEX-i, si njeri me precedent penal, që për pasojë ka dhe një fletëarrest të lëshuar nga EULEX-i. Ai shëtit lirshëm në veri, fal disa oficerëve të lartë policorë në atë pjesë, të cilëve u paguan haraç rregullisht, por me gjasë sot nuk ka paguar për një kombi dhe është kapur menjëherë”, kanë thënë burimet.

Sipas burimeve, prezenca e Rakiqeviqit në veri është fshehur vazhdimisht nga Policia e Kosovës, përkundër fletarrestit të lëshuar nga EULEX-i.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendëskomandanti policor për Veriun, Besim Hoti, i cili ka thënë se sasinë e derivateve të konfiskuara e kanë dërguan në terminalin doganorë, ndërsa, hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

Mësohet se kombi së bashku me derivate është transportuar në terminalin doganor që ndodhet në jug të Mitrovicës, për procedurë të mëtejme.

1 2

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori