LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet pasuria e ish-deputetit Mark Frroku

Sekuestrohet pasuria e ish-deputetit Mark Frroku

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 7 apartamenteve, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë, në emër të ish-deputetit Mark Frroku, në vijim të hetimit pasuror të nisur ndaj tij.


I pandehuri Frroku aktualisht është në gjykim për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Fshehjes së pasurisë…”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

I pandehuri Frroku po gjykohet në Shqipëri për akuzat se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë në vitin 1999. Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilat përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombësin e tyre, pas konflikteve për trafikun e prostitucionit.

Po ashtu, i pandehuri rezulton se është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani, transmeton KP.

Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Në vijim të këtij hetimi, ka rezultuar se Mark Frroku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar pasurinë.

Nga ekspertiza kontabël ka rezultuar se i pandehuri Frroku nuk justifikonte me burime të ligjshme një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij. Nisur nga e shkuara e tij kriminale, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit.

Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin e pasurive, si vijon:

Apartamente

Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum

Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum

Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë

Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë

Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)

Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë, arë

Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori