LAJMI I FUNDIT:

“Selfiet” që i nxorën të burgosurit shumë telashe (Foto)

“Selfiet” që i nxorën të burgosurit shumë telashe (Foto)

Në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara, një i burgosur ka hyrë në telashe të mëdha, pasi i ka bërë tri ‘selfie’ në furgonin e burgut, dhe i ka postuar në Facebook.

Shane Helbrook që është ndaluar për vjedhje dhe lëndim të lehtë, është duke pritur që të del para drejtësisë, transmeton Telegrafi.


Së bashku me dy të burgosur të tjerë, ai ka qenë duke u kthyer nga një seancë dëgjimore, kur i ka bërë fotografitë dhe i ka hedhur në rrjetin social.

Për këtë arsye, atij i është ndaluar të mbrohet në liri, derisa të shpallet i pafajshëm, apo t’i jepet dënimi për shkeljet që ka bërë.

“I bëra fotografitë, që t’i tregoj familjes që jam mirë” ka thënë ai, duke mos treguar se si i ka plasuar ato në internet.

Autoritete e burgut janë duke kryer hetime, për të zbuluar se ku gjeti ai pajisje elektronike, që të kyçet në llogarinë e tij. /Telegrafi/

s1

s2

s3

s4