LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Hapi i parë i anëtarësimit në KE

Selimi: Hapi i parë i anëtarësimit në KE

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në një konferencë për media, ka deklaruar se miratimi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i Rezolutës për Kosovën, shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe në fuqizimin e gjithëmbarshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas Selimit, me këtë hap, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë, Këshilli i Evropës thërret për kontakte dhe interaksion të drejtpërdrejt me Republikën e Kosovës.

Duke theksuar qëndrimin e deritashëm neutral ndaj statusit të Kosovës të kësaj organizate, ai tha se dy vjetët e fundit është zhvilluar një proces lobimi dhe janë zhvilluar mbi 40 takime në Strasburg me ambasadorë të shteteve anëtare të KE-së dhe me deputetë të ndryshëm.

“Kryeministri Thaçi është takuar me sekretarin gjeneral Thorbjørn Jagland, gjatë seancës së Asamblesë Gjenerale të OKB-së në shtator të vitit të kaluar si dhe kemi hapur një Konsullatë në Strasburg e cila e mbulon edhe Këshillin e Evropës, me një diplomat dhe një ekip i cili do të jetë i angazhuar në baza ditore që të kenë interaksion më të madh me Këshillin e Evropës”, bëri të ditur Selimi.

Duke iu referuar faktit se në këtë organizatë janë anëtare edhe shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke përfshirë edhe Rusinë, zëvendësministri i Jashtëm tha se pas rezolutës së fundit Kosovës i hapet rruga që të rris bashkëpunimin e drejtpërdrejt me Këshillin e Evropës, sidomos në fusha të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike.

“Duke filluar nga dita e djeshme e tutje, ne do të ndërmarrim hapa intensiv për vendosjen e linjës së komunikimit dhe krijimin e mekanizmave monitorues me Këshillin e Evropës dhe e dimë se de-fakto anëtarësia në Këshillin e Evropës është parakusht për proceset e mëtutjeshme integruese në BE, në të ardhmen”, theksoi zëvendësministri Selimi.

Ai po ashtu vlerësoi se rezoluta e djeshme krijon një kornizë vepruese edhe një mundësi të diskutimeve direkte, pa ndërmjetësues, ku Kosova fillon edhe hapat e parë të integrimit në këtë trup panevropian.

“Pas suksesit të arritur vitin e kaluar duke përfshirë edhe anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), viti 2013 do të jetë viti i fokusit në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe multiletarale”, theksoi Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori