LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Policët mos të bien viktima të propagandës së Beogradit

Selimi: Policët mos të bien viktima të propagandës së Beogradit

Policët e njësive speciale të Kosovës nuk duhet të bëhen viktima të deklaratave politike në mediat serbe, në të cilat pretendohet se janë keqtrajtuar qytetarët serbë të ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë vizitës së shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin. Ky është vlerësimi dhënë për Telegrafin nga ish-drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ai ka thënë se Inspektorati Policor duhet të veprojë vetëm në rast të urdhrit nga ministri ose zyrtarët e lartë, ose nëse ndonjëri prej atyre qytetarëve ankohet zyrtarisht.

Policia e Kosovës ka lëshuar sot një komunikatë në të cilën kërkohet nga Inspektorati Policor fillimin e hetimeve të pavarura për këtë çështje.


Ndërkohë, Selimi vlerëson se qëkur kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, zyrtarët serbë janë munduar që të luajnë një politikë “dyfytyrëshe” për përfitime politike të brendshme dhe të jashtme.

“Para komunitetit ndërkombëtarë duan të shfaqen sikur janë të detyruar të bëjnë kompromise të dhimbshme në favor të shqiptarëve, të cilët duan t’i paraqesin si destruktivë. Ndërsa, për konsum të brendshëm duan të paraqiten sikur nuk duan të lëshojnë pe para shqiptarëve”, ka thënë Selimi.

Ai ka vlerësuar se policia është sjellë në mënyrë profesionale më 7 janar, kur ka ndaluar nëntë personat të cilët ilegalisht e luanin rolin e truprojave të Vulinit.

Ndërkohë, EULEX-i ka pranuar një ankesë nga personat e ndaluar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori