LAJMI I FUNDIT:

Deçani nuk e pranon vendimin për pronat e Manastirit

Deçani nuk e pranon vendimin për pronat e Manastirit

Një protestë e qytetarëve të Deçanit kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë, përfundoi e qetë.

Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj, e në mbështetje të të gjitha forcave politike në komunë, protesta, sipas policisë së Kosovës, mblodhi mbi 3 mijë qytetarë, të cilët u shpërndanë të qetë pas përfundimit të saj.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër këtij vendimi, siç e quajti, të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Selmanaj tha se vendimi i Gjykatës është politik se nuk është “zgjidhje falja e pronës Manastirit”. Ai tha se as komuna dhe as ai nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi për drejtësi dhe jo kundër saj. Por, nëse ka drejtësi në këtë vend dhe nëse duam të respektojmë ligjet, atëherë ekzistojnë dy zgjidhje – privatizimi i kësaj prone. Nëse duhet dikujt t’i falet kjo pronë, atëherë kjo duhet t’i bëhet qytetarëve të Deçanit”, tha Selmanaj përpara qytetarëve të mbledhur në Deçan.

Ai i bëri thirrje edhe Igumenit të Manastirit, Sava Janjiq, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, që së bashku ta zgjidhin këtë çështje.

Kryetari i Deçanit tha se të gjithë janë të bashkuar kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe se beson që me asnjë ligj dhe me asnjë vendim nuk mund t’i falen Manastirit pronat. Ai tha se Deçani është vend i civilizimit dhe Manastiri i takon kësaj komune dhe vetë Deçani do ta ruajë si vlerë të tij.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi vendimin e vitit të kaluar të Këshillit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që lënda t’i kthehet sërish Gjykatës Komuale në Deçan.

Gjykata Kushtetuese e konsideron vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, me të cilën i njihet e drejta në pronësi Manastrit të Deçanit, si çështje të mbyllur.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, e cila ka vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori