LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Bozhinovski është mirë, aq sa mundet të thuhet ashtu për një gazetar të arrestuar (Foto)

Selmani: Bozhinovski është mirë, aq sa mundet të thuhet ashtu për një gazetar të arrestuar (Foto)

Kryetari Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ka njoftuar opinionin se Zoran Bozhinovski është mirë dhe se atë e kanë vizituar nga zyra e Avokatit të Popullit, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Kolegu Zoran Bozhinovski, i cili para pak kohësh është ekstraduar në Maqedoni, është mirë, aq sa mundet të thuhet ashtu për një gazetarë të arrestuar, që akuzohet me të padrejtë me të vetmin qëllim t’i mbyllet goja.
Megjithatë, edhe në këto kushte e rëndësishme është ai të ketë avokat te mirë, i cili do ta përfaqsojë gjatë procedurës gjyqësore. Kjo tashmë është siguruar dhe ne qëndrojmë në premtimet tona se nga afër do të ndjekim procesin dhe do të bëjmë çmos që është në fuqinë tone që ai të lirohet nga burgu.
Të martën avokati i tij e ka vizituar në burg dhe na ka informuar se Zorani mbahet mirë, nuk ka ndonjë ankesë lidhur me kushtet e burgut dhe se personeli i burgut sillet në mënyrë korekte ndaj tij. Shpresojmë se këstu do të jetë edhe në të ardhmen derisa Bozhinovski nuk lirohet.
Ditën e njejtë kur Bozhinovski është ekstraduar në Maqedoni, me kërkesë të SHGM, ai është vizituar edhe nga përfaqësues të zyrës së Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, me qëllim për të parë kushtet e vendosjes në burg dhe trajtimin nga personeli i burgut.
Iu faleminderohem avokatit, Avokatit të popullit dhe personelit të burgut për çdo gjë që kanë bërë që ta ndihmojnë kolegun tonë që më lehtë të përballojë me këtë situatë apsurde. Ndërsa gazetarëve dhe opinionit iu faliminderohem për mbështetjen dhe solidaritetin e demostruar ndaj Bozhinovskit. Beteja e tij për liri është edhe betejë e jona. Ashtu siç u angazhuam për Kezharovskin, do të angazhohemi edhe për Bozhinovskin. Në fund drejtësia do të triumfojë!” (sic) thotë Selmani./Telegrafi/

Naser Selmani foto

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori