LAJMI I FUNDIT:

Seminar i KAF, me trajnerë me përvojë të gjatë nga Kosova dhe Shqipëria

Seminar i KAF, me trajnerë me përvojë të gjatë nga Kosova dhe Shqipëria

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa “KAF” organizon trajnimin e radhës në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional, me ç’rast pjesëmarrësit do të përfitojnë 11 orë të verifikueshme.

Sipas një njoftimi, trajnimi do të mbahet prej 27 deri më 29 maj në Durrës të Shqipërisë, ndërkaq afati për regjistrim është deri më 24 maj.


Në njoftimin rreth këtij seminari thuhet se Instituti KAF në vazhdimësi kërkon tema aktuale për të ofruar trajnime sa më cilësore të veçanta dhe profesionale, me shumë partnerë në fushën e trajnimit dhe edukimit, duke punuar me trajnerë të dëshmuar, vendorë e ndërkombëtarë.

Ky është njoftimi i plotë:

SEMINAR

“Auditimi i Brendshëm, Standardet,

Legjislacioni dhe Implementimi i Rekomandimeve”

Me trajnerë me përvojë të gjatë nga Kosova dhe Shqipëria

(Nga data 27 – 29 Maj 2016, Durrës – Shqipëri)

(11 orë të verifikueshme në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional)

ÇFARË DO TË PËRMBAJË PROGRAMI I TRAJNIMIT:

1. Historiku i Auditimit të Brendshëm;

2. Sistemi i Auditimit të Brendshëm. Standardet, parimet, objektivat, tipet dhe kufizimet e tijë;

3. Legjislacioni për Auditimin e Brendshëm dhe Sfidat;

4. Metodologjitë dhe teknikat e auditimit.

KOSTO E TRAJNIMIT:

Kosto e pjesëmarrjes për person është 550 EURO.

Në kosto përfshihen:

– Transporti nga Prishtina në Durrës dhe anasjelltas;

– Akomodimi në Hotel në Durrës;

– Mëngjeset, drekat, darkat dhe kafja gjatë pauzave të trajnimit;

– Të gjitha materialet e trajnimit;

– Certifikata mbi vijueshmërinë dhe kompletimin e trajnimit.

Nisja nga Prishtina më 27.05.2016 (E Premte) ora 08:30.

AFATI PËR REGJISTRIM: Deri më 24 Maj 2016.

Për të marrë informatat e plota rreth seminarit, klikoni këtu:

http://www.kafinstitut.org/