LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja e kafshëve ”lëkura e pezmatuar” përhapet në tetë komuna në lindje të Maqedonisë

Sëmundja e kafshëve ”lëkura e pezmatuar” përhapet në tetë komuna në lindje të Maqedonisë

Sëmundja e kafshëve ”lëkura e pezmatuar” e cila u regjistrua në Maqedoni në dhjetë ditët e fundit, tashmë është përhapur në tetë komuna të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej janë infektuar 235 kokë bagëtishë, bën të ditur drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Zoran Popovski. Ai njoftoi se janë krijuar zonat mbrojtëse në një rreze prej 3 kilometrash përreth vendit ku është shfaqur sëmundja, zonat e mbikëqyrjes në një rreze prej 10 kilometrash përreth vendit ku është shfaqur sëmundja dhe zonat e kufizuara në një rreze prej 50 kilometrash përreth vendit ku është shfaqur sëmundja.


Ndryshe, sëmundja e ”lëkurës së pezmatuar” u regjistrua në Maqedoni më 18 prill, ndërkaq u vërtetua prania e saj më 21 prill, në pjesën lindore të Maqedonisë. Ajo është vënë nën kontrollë në Demir Kapi, Shtip, Vasilevë, Bosilevë, Radovish, Novosellë, Strumicë dhe Dellçevë, tetë komunat ku është regjistruar, që sipas Popovskit, sëmundja mund të përhapet dhe të përfshijë deri 3000 kokë bagëtish. Sëmundja nuk përbën rrezik për jetën e njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori