LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjeve po ju vjen fundi! Përveç HIV-it, tani zbulohet se si të SHËROHET ASTMA!

Sëmundjeve po ju vjen fundi! Përveç HIV-it, tani zbulohet se si të SHËROHET ASTMA!
asthma-getty-metro.jpg

Për momentin, personat e prekur me astma, krejt çfarë mund të bëjnë është t’i zvogëlojnë apo zbusin simptomat.

Por, disa shkencëtarë kanë shumë shpresa se mund ta zbulojnë një ilaç kundër astmës, gjë që përfshinë ndaljen e gjenit që e shkakton atë, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit nga Universiteti i Southampton kanë zbuluar se gjeni i quajtur ADAM33 mund ta shkaktojë astmën duke i ngushtuar kanalet e frymëmarrjes.

Kjo e bën këtë duke e bërë trupin të prodhoj një enzime që zakonisht ndimon në ri-rritjen e muskujve të dëmtuar.

Por tek njerëzit me astma kjo funksionon ndryshe, duke i bërë muskujt e ri dhe enët e gjakut të ndërtohen ku nuk është nevoja, gjë që i ngushton kanalet e frymëmarrjes.

Kjo ndryshe quhet edhe “rimodelimi i kanaleve të frymëmarrjes” dhe më herët është besuar se kryesisht shkaktohet nga alergjenët si poleni.

Tani shkencëtarët besojnë se pavarësisht që alergjitë i ngushtojnë kanalet e frymëmarrjes, është gjeni ai që i ngushton më shumë se që duhet.

Ata kanë kryer studime të ndryshme tek njerëzit dhe minjtë, dhe kanë zbuluar se kur gjeni i caktuar ndalej, alergjenët kishin më pak efekt.

“Për vite të tëra kemi menduar se rimodelimi i kanaleve të ajrit është si rezultat i inflamacionit që shkaktohet nga reagimet alergjike, por hulumtimet tona tregojnë ndryshe. Ne besojmë se nëse ia ndaloni aktivitetin ADAM33, astma mund të parandalohet”, thotë Profesor Hans Michel Haitchi.

Për momentin janë rreth 5.4 milionë njerëz në Britani të diagnostikuar me astma.

Vlen të ceket se hulumtimi është publikuar në Journal of Clinical Investigation. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori