LAJMI I FUNDIT:

Senati: John Kerry, sekretar i Shtetit

Senati: John Kerry, sekretar i Shtetit

Senati Amerikan konfirmoi mbrëmjen e së martës emërimin e senatorit John Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit, pak orë pasi kandidatura e tij ishte miratuar nga Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kerry, 67-vjeçar, nuk hasi praktikisht në asnjë lloj rezistence, sepse koleget e të dyja krahëve nuk patën veçse fjalë të mira për shërbimin e tij 28-vjeçar në Senat dhe eksperiencën e madhe në çështjet ndërkombëtare.

"E admirojmë punën që ka bërë deri tani. Jemi te entuziazmuar nga fakti që ai do të jetë sekretari ynë i shtetit dhe mendoj se për John Kerry-n, ditë edhe më të mira do të vijnë", tha Chuck Schumer, senator demokrat, transmeton TCH.


"Pasioni me te cilin e kryen punën e tij në të mirë të këtij kombi, ndjenja e thellë e patriotizmit, angazhimi për vlerat e Amerikës, janë të gjitha të faktuara. Më vjen keq që do ta humbasim këtu në senat si koleg, por them se askush tjetër nuk do t’i shërbente më mirë këtij vendi si sekretar shteti", tha senatori demokrat Dick Durbin.

"E konsideroj mjaft pozitiv faktin që një detyrë e tillë do t’i besohet një njeriu si senatori Kerry, i cili është marrë gjithë jetën me këto çështje dhe kupton problematikën institucionale e sfondin historik që na afrojnë apo na ndajnë me vendet e tjera", tha Robert Corker, senator republikan.

Miratimi u bë me 94 vota pro e vetëm tre kundër. Kerry është veteran i luftës së Vietnamit; senator i shtetit Masachustes që prej vitit 1985, kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe ish-kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2004. Presidenti Barak Obama e emëroi muajin që shkoi për të zëvendësuar Hillary Clintonin në krye të Departamentit të Shtetit.

Vetë Kerry u shpreh gjatë seancës dëgjimore se Amerika duhet të vendos rregull në politikat fiskale për të vazhduar të mbetet lider në botë, dhe se më shumë se kurrë, tani politika e jashtme është politikë ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori