LAJMI I FUNDIT:

Serbët e frikësuar, nuk i besojnë as Beogradit

Serbët e frikësuar, nuk i besojnë as Beogradit

Qytetarët serbë që kundërshtojnë kompromiset me Qeverinë e Kosovës nuk janë të dirigjuar nga ndonjë qendër e caktuar politike, ka vlerësuar Oliver Ivanovic, ish-sekretar shtetëror në Qeverinë e Serbisë. Ai ka thënë për Telegrafin se qytetarët në këtë pjesë janë thjeshtë të frikësuar dhe nuk duan ta pranojnë Prishtinën.

Por, Ivanovic vlerëson se ata mund mos ta duan Prishtinën, por nuk kanë zgjidhje tjetër përpos se të pranojnë çdo vendim që merret nga Beogradi.

“Nëse Dacici arrin ndonjë marrëveshje me Thaçin, atëherë të gjithë qytetarët duhet që ta pranojnë këtë. Beogradi mund të marrë mendimin e banorëve të veriut, por nuk është e thënë që ta zbatojë atë deri në fund”, ka thënë Ivanovic.


Në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave ilegale të veriut është kërkuar mes tjerash zbatimi i sistemit tatimor sipas Republikës së Serbisë, ndërsa u theksua sërish që Gjykata Kushtetuese e Serbisë të përcaktohet rreth marrëveshjeve të arritura deri tani ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa, Ivanovic beson se pavarësisht prej vendimit të pritur të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, marrëveshjet politike kanë legjitimitet dhe duhet të zbatohen.

“Baza e një vendimi të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese është se Serbia e ka pranuar Rezolutën 1244, e cila e delegon qeverisjen e Kosovës tek autoritetet ndërkombëtare. Edhe qytetarët serbë duhet ta kuptojnë realitetin dhe të mbështeten te Beogradi”, ka thënë Ivanovic.

Hedhja e koktejit të molotovit të dielën në Mitrovicë është vlerësuar si paralajmërim ndaj kryetarit ilegal, Kërstimir Pantic, i cili akuzohet se nuk i ka mbrojtur interesat e serbëve të Kosovës, por interesat e Qeverisë së Beogradit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori