LAJMI I FUNDIT:

Serbët e grekët rrëmbejnë sërish historinë shqiptare (Video)

Serbët e grekët rrëmbejnë sërish historinë shqiptare (Video)

Shpati i malit në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit duket si një oazë i çuditshëm. E kjo sepse nga të gjitha anët vegjetacioni është i kufizuar, ndërsa kjo pjesë përmban këtë pasuri të jashtëzakonshme. Në fakt, sa i takon numrit të bimëve endemike brenda një sipërfaqe të vogël, në vend të parë është zona e malit të Tomorit; sa i takon shumëllojshmërisë dhe pasurisë, siç theksojnë botanistët, ajo e Kukësit.

Vetëm pak kohë më parë bota njihte 113 lloje tulipanësh, por duke qenë se shumë prej tyre janë zbuluar herët – duke patur parasysh se në Evrope ato kanë mbërritur që në shekullin e 16 – një grup ndërkombëtar ekspertësh kreu analiza morfologjike dhe gjenetike – të specializuara e të reja. Rezultati i tyre e tkurri numrin e tulipanëve në 76 , mes të cilëve renditet edhe tulipani shqiptar.


Është interesant fakti se tulipani më i afërt në ngjashmëri me atë shqiptar, gjendet në Iran dhe Kazakistan, por nuk ka ardhur nga këto zona. Pas analizave gjenetike, pesha e ADN-së kromozonike ka rezultuar më e vogël, çka tregon se tulipani ynë është më i vjetër.

Por, tulipani shqiptar që u identifikua fillimisht nga botanisti Besnik Hallaçi, bën që të jenë ndër llojet e kërcënuara. Ndaj, unionit ndërkombëtar të mbrojtjes së natyrës i është propozuar ta përfshijë në grupin e bimëve të kërcënuar të botës, si një përpjekje e botanistëve për ta mbrojtur atë.

Në trojet shqiptare rriten plot pesë lloje tulipanësh. Veç atij shqiptar, është tulipani kosovar që rritet rreze malit të Koznikut, jo larg Rahovecit. Tulipani i pyllit rritet në shumë zona të Shqipërisë. I rrallë është po ashtu tulipani i Sharrit. Ndërkohë, më interesante bëhet çështja kur analizon atë të Serbisë, që është një grabitje e pastër, sa kohë ky lloj rritet në zonën e Mitrovicës veriore dhe në Pashtrik të Kosovës.

Biologët serbë, p.sh., kohë më parë kanë zbuluar një gjemb të rrallë që rritet në Kolsh të Kukësit dhe e emëruan Eryngium serbicum, që në i bie shqip Gjembbardhi i Serbisë. Tentime të njëjta ka edhe nga Greqia.

Gjithçka do të vazhdojë e tillë sa kohë shqiptarët nuk do të mbështesin siç duhet profesionistët. /Top Channel/