LAJMI I FUNDIT:

Serbët kthehen prapa, nuk hyjnë në Mushtisht (Foto)

Serbët kthehen prapa, nuk hyjnë në Mushtisht (Foto)

Autobusët me serbë, të përcjellur nga Policia e Kosovës, sapo janë tërhequr nga qëndrimi në pritje për të hyrë në fshatin Mushtisht.

Ata janë kthyer mbrapa në pamundësi për të rrezikuar që të futen në fshatë, për shkak se situata përbrenda fshatit është e tensionuar si pasojë e protestuesve që kanë bllokuar rrugën, transmeton KP.


Nexhmedin Krasniqi, drejtor i Policisë regjionale të Prizrenit ka konfirmuar për Klan Kosovën se autobus që kishin destinacion kishën janë kthyer.

Ai ka thënë se ata u kthyen pavarësisht se policia ka siguruar rrugën që kjo vizitë të ndodhë duke i larguar protestuesit qe kishin bllokuar rrugën.

Edhe pse policia ka arrestuar disa persona dhe ka tentuar mbi dy herë që të shpërndajë turmën e protestuesve, ata nuk ia kanë dalë që ta lirojnë rrugën. /Telegrafi/

serbet-m2
serbet-m3