Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend thonë se nuk kanë asnjë arsye për të mos e votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, me të cilin do t’i hapnin rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ata thonë se për serbët e Kosovës është me rëndësi lëvizja e lirë, që njëkohësisht nënkupton edhe nxjerrjen e pasaportave me mbishkrimet e Republikës së Kosovës.
Aktualisht një numër i qytetarëve serbë posedojnë dokumentet e udhëtimit që lëshohen nga Qendra Koordinuese në veri të vendit, një institucion i themeluar nga Beogradi zyrtar.
Deputeti nga radhët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave, edhe qytetarët serbë të Kosovës, pavarësisht ku jetojnë, do të jenë të interesuar për pasaportat e Kosovës. Rashiq tha se edhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka rekomanduar që të gjithë qytetarët të kenë pasaporta të Kosovës.
“Nëse kjo mundëson një lëvizje më të mirë dhe më të lehtë, pa viza dhe pa peripeti, që na qëndrojnë mbi kokë sa herë duhet të nxjerrim viza, mendoj se qytetarët e komunitetit serb, edhe pse kanë të drejtë në dy shtetësi, do të jenë praktikë dhe do të vendosin që vetvetes t’i mundësojnë një mënyrë normale të lëvizjes”, tha Rashiq.
Me propozimin e BE-së, Kosovës së shpejti duhet t’i hiqen vizat, pas përmbushjes së dy kushteve themelore; atë të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Votimi në Kuvend për demarkacionin është bërë i paqartë për faktin se opozita ka paralajmëruar kundërshtime të fuqishme, në vazhdimësi të protestave kundër këtij procesi.
Njëkohësisht është ngritur shqetësimi se edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend nuk do të votojnë, për faktin se duhet të aplikojnë për dokumentet që ndërlidhen me shtetësinë e Kosovës.
Por, deputeti Rashiq thotë se serbët duhet ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion për shkak se kjo është çështje jetike për vetë serbët dhe sepse përfaqësuesit serbë kanë votuar më herët Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Kuvend..
“Nuk shoh asnjë pengesë që ne të jemi pjesë të këtij procesi dhe me këtë të votojmë marrëveshjen për demarkacion”, tha Rashiq.
Megjithatë, i gjithë procesi i votimit të marrëveshes për demarkacion në Kuvend është vënë në dilemë për shkak të numrit të votave të nevojshme të koalicionit qeverisës përveç problemeve me kundërshtimin e opozitës dhe pakënaqësitë që mund të sillte në mesin e serbëve kërkesa për të marrë pasaporta të Kosovës.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nuk e di me saktësi se çfarë do të mund të ndodh në Kuvend, sepse janë kushtet që duhet përmbushur për votim.
“Nuk e besoj se dikush me saktësi e di nëse demarkacioni do të kalojë, sepse është fakt se për këtë na duhet një shumicë prej dy të tretash”, tha Haliti.
Marrëveshja për demarkacion, që ka ngjallur kundërshti, duket se do të futet në rend dite në fillim të muajit qershor, përkundër të gjitha pakënaqësive që mund të sjell ajo. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre