LAJMI I FUNDIT:

Serbët në veri e bllokuan rrugën

Serbët në veri e bllokuan rrugën

Qytetarë serbë dhe ndërmarrës për dy orë kanë bllokuar rrugët që çojnë në vendkalimin kufitar në Jarinë.

Ata kanë përsëritur kërkesën e tyre se nuk pranojnë kufizimin e mallit me akcizë në tri tonelata e gjysmë për pjesën veriore të Kosovës dhe se tatimet nuk ia paguajnë Kosovës por Serbisë.

Pjesëmarrësit e protestës së sotme kanë tërhequr vërejtjen se nenet e marrëveshjes IBM (Menaxhimi i Integruar i Kufirit) në Jarinë mund të ndikojnë në shtrenjtimin dhe në mungesën e mallit me akcizë në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me popullatë shumicë serbe. /Telegrafi/